Aktualitet

TRAGJIKE në Berat/ Mbytet në lumin Osum 7-vjeçari, i ati po kulloste bagëtinë pak metra larg, policia nxjerr trupin e pajet

22 Korrik 2021, 08:37 Nga DOSJA
TRAGJIKE në Berat/ Mbytet në lumin Osum 7-vjeçari, i ati po

BERAT– Një 7-vjeçar është mbytur mbrëmjen e djeshme në lumin Osum. Teksa i ati ka qënë duke kullotur bagëtinë, i mituri u fut në lumë për tu larë. Kjo ishte dhe hera e fundit që u panë së bashku babë e bir pasi 7-vjeçari u mbyt. Babai e ka kërkuar për disa orë në lumë të birin, por nuk mundi ta gjente dot. Ishin forcat e policisë së bashku me banorët ata që bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të të miturit.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mbytet 7-vjecari ne lumin osum mbytet 7-vjecari ne lumin osum

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2021, 07:45

TIRANË- Një aksident i Forcave Shqiponjave që ka ndodhur të dielën mbrëma në kryeqytet, ka kaluar pa u raportuar nga Policia e Shtetit. Dosja.al ka mësuar ...