TIRANË- Një aksident i Forcave Shqiponjave që ka ndodhur të dielën mbrëma në kryeqytet, ka kaluar pa u raportuar nga Policia e Shtetit. Dosja.al ka mësuar se aksidenti ka ndodhur pas një manovre të rrezikshme të motorit të Shqiponjave, që ka hyrë pa respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Kur janë efektivët e Policisë ata që ndalojnë qytetarët për shkeljen e Kodit Rrugor dhe atij Penal, ky është rasti ku ka ndodhur e kundërta.
Dëshmitarë i rrëfyen Dosja.al sesi motori hyri me të kuqe dhe më pas u përplas me një makinë që ishte duke ecur në korsinë që kishte marrë drejtimin. Ngjarja ka ndodhur pak metra pasi kalon kryqëzimin tek Komuna e Parisit.
Për pasojë, 2 efektivët e Policisë janë në spital, njëri prej tyre me fraktura më të rënda, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Por përtej ngjarjes, ajo që e bën edhe më të rëndë rastin është fshehja që Policia e Shtetit i ka bërë aksidentit. Në asnjë nga komunikatat e përditshme të Policisë nuk është raportuar aksidenti, masat e ndjekura dhe nëse ka patur një vullnet për të gjetur fajtorët e përplasjes. Pse Policia i kurseu efektivët e vet në raport me qytetarët e thjeshtë?/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Banorët e Senicës bllokuan mëngjesin e sotëm punimet në rrugën Kardhiq – Delvinë. Ata kërkuan nga firma e punimeve ndërtimin e rrugës deri në fshati...
FIER–Policia në Fier, ka arrestuar tre persona pasi kultivonin kanabis në tokat e tyre. Gjatë operacionit “Dërmënas” u bë i mundur arrestimi i Gëzim Berishës, ...
DURRËS– Një megaoperacion po zhvillohet nga FNSH, policia e Durrësit, Krujës dhe Tiranës. Janë 13 furgona të FNSH-së që janë nisur në drejtim të fshatit Ni...
GJIROKASTËR– Gjatë natës së djeshme në fshatin Krahës të Bashkisë Memaliaj është vjedhur një automjet tip ‘Range Rover’. Mjeti është në pronësi të sh...
PATOS– Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Patos. Shërbimi zjarrfikës i Patosit ka shkuar në vendngjarje menjëherë sapo ka mar...
LEZHË– Bashkia e Lezhës ka shkarkuar nga detyra e kreut të Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kolën, pasi është në kërkim për kultivim të lëndëve narkoti...
FIER– Emiljano Selmanaj është 29-vjeçari i cili u arrestua nga Policia e Fierit, pasi në bashkëpunim me disa të tjerë sulmuan një person.Sulmi ka ndodhur...
ITALI– Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Bolonjës ditën e djeshme. Shqiptari i arratisur u pikas në rrugë nga katër karabinerët të cil...