Art&Argëtim

Kanye West dhe Kim Kardashian së bashku me pushime/ Po Irina Shayk?

21 Korrik 2021, 15:19 Nga DOSJA
Kanye West dhe Kim Kardashian së bashku me pushime/ Po Irina Shayk?

SHBA- Reperi Kanye West dhe Kim Kardashian janë me pushime së bashku në San Francisco. Mediat e huaja raportojnë se dyshja janë ribashkuar për fëmijët e tyre por romanca e West me Irina Shayk vazhdon akoma.

Së fundmi, qarkulluan fjalë se Kanye West dhe Irina Shayk ishin ndarë, pas takimeve të reperit me Kim Kardashian. Në fakt kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në ndjenjat e tij ndaj Irina-n.

Kim dëshiron që fëmijët të kenë një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kanye, kështu që ajo është e gatshme të bëjë gjithçka që duhet.

Ata vazhdojnë të jenë në kontakt dhe Kanye e ka takuar Irina-n disa herë. Ai është shumë i interesuar për t’u takuar dhe për t’u parë më shumë me të”,- kanë thënë disa burime për mediat e huaja.

Gjithashtu burimi shpjegon se, “Kim ka qenë gjithmonë e hapur për një marrëdhënie si prindër dhe për të qenë të gatshëm për familjen.”

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz irina shayk kanye west kim kardashian irina shayk kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll