Art&Argëtim

‘Do bëjmë gjithçka për të hequr Jamie nga kujdestaria’, avokati i ri i Britney Spears ka një strategji agresiv

21 Korrik 2021, 10:24 Nga DOSJA
‘Do bëjmë gjithçka për të hequr Jamie nga

SHBA– Avokati i ri i Britney Spears ka filluar menjëherë nga puna për të hequr babain e saj, Jamie Spears nga pozita e tij e kujdestarisë mbi vajzën e tij.

Firma ime dhe unë po lëvizim në mënyrë agresive dhe të shpejtë për të ngritur një peticion për të hequr Jamie Spears nëse ai nuk jep dorëheqjen vetë,”- tha Mathew Rosengart të hënën pasdite jashtë gjykatës së Stanley Mosk të LA.

Sipas mediave vendase, Rosengart u miratua si avokati personal i Spears në një seancë të mërkurën. Ai dhe firma e tij, Greenberg Traurig LLP, zëvendësuan avokatin e caktuar nga gjykata, Samuel Ingham III dhe firmën Loeb & Loeb, që të dy kohët e fundit kishin ofruar dorëheqjet e tyre pritje të caktimit të përfaqësimit të ri.

Jashtë gjykatës të hënën, Rosengart falënderoi yllin e muzikës pop për “guximin dhe forcën e saj” dhe i dha një shenjë me kokë gjykatëses, Brenda Penny për mirësjelljen e saj ndërsa ai dhe firma e tij u bashkuan me çështjen.

Spears ka thënë se ajo ka frikë nga babai i saj, i cili është përgjegjësh për të menaxhuar paratë e saj që nga viti 2008. Deri në vitin 2019, ai ishte gjithashtu përgjegjës për vendimet personale të vajzës së tij.

Në dëshminë e dhënë pak javë më parë, duke përshkruar mohimin e gjërave si themelore si kafeja, “vitaminat e flokëve” dhe patentën e saj të shoferit, ajo tha, “Nëse kjo nuk është abuzim, nuk e di se çfarë është.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears gjyqi i dyte i britney spears jamie spears mathew rosengart britney spears gjyqi i dyte i britney spears jamie spears mathew rosengart

Sondazh

Poll