Art&Argëtim

E arrestuar për trafik armësh dhe municionesh, Gjykata në Prishtinë jep masën e sigurisë për Fjolla Morinën

21 Korrik 2021, 13:31 Nga DOSJA
E arrestuar për trafik armësh dhe municionesh, Gjykata në

PRISHTINË– Këngëtares Fjolla Morina i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë. 

Vendimi u mor ditën e sotme nga gjyqtari i procedurës, Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina me avokatët e saj, Fehmije Gashi-Bytyqi dhe Fanol Krasniqi.

Fjolla u arrestua dy ditë më parë në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Morina ishte shpallur në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. 

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz denohet fjolla morina fjolla morina denohet fjolla morina fjolla morina

Sondazh

Poll