Humb jetën ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan, dyshohet se ra nga kati i pestë i pallatit
21 Korrik 2021, 10:10Nga DOSJA
KOSOVË- Ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan, Arzie Nuhiu ka humbur jetën ditën e sotme. Telegrafi shkruan se ajo ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku jetonte në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan, rreth orës 03:50 të mëngjesit, ku policia ka marrë informata për trupin e pajetë të një gruaje në rrugë. Nga njoftimi paraprak i policisë së Kosovës, thuhet se Nuhiu ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës ku banonte.
“Sot me 21 korrik rreth orës 03:50 të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informatën se në rrugën ‘Raif Halimi’, në pjesën e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë është vërejt një trup i personit të gjinisë femërore.Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banu në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë. Në vendngjarje ka prezantuar shërbimi Emergjent (ndihma e parë ) ku nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është konstatuar vdekja. Në vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për ‘Krime të Rënda’, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale. Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Prishtinë. Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen,”thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Ndërkohë që sipas Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet për këtë ngjarje po udhëhiqen nga Policia e Kosovës dhe grupet e hetimit.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI– Arrestimet e shtatë personave kanë prishur një rrjet që trafikonte qindra emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Bastisjet u zhvilluan të ...
GREQI- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është shprehur se të vetmet çështje që mund të diskutojnë me Turqinë në dialog janë shelfi kontinental si dh...
FRANCË- Telefoni celular i një ish-ministri francez tregoi gjurmë dixhitale të aktivitetit të shoqëruara me sisteme spiunimi të NSO Group, sipas analizës m...
ANGLI- Videoja e mëposhtme tregon momentin ku një hajdut makinash u hoq si blerës për të vjedhur një Mercedes. Dailymail shkruan se një person i quajtur Jason, ...
ITALI– Italia po përpiqet të frymëzojë gjeneratën e ardhshme për të jetuar në zonat provinciale të cilat janë pothuajse të braktisura.Këtë herë, oferta vj...
SHBA– Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), ka shprehur zemërimin e saj rreth raportimeve që më shumë se 180 gazetarë, duke përfshir...
KINË- Shira të shumtë janë rënë ditët e fundit edhe në Kinë. Tha Guardian shkruan se nga shirat e shumtë, të paktën 25 persona kanë humbur jetën, ndërkohë ...