Bota

Kush janë tre personat që po shoqërojnë Jeff Bezos në hapësirë? 18-vjeçari pagoi 28 milionë për të marrë pjesë, 82-

20 Korrik 2021, 13:06 Nga DOSJA
Kush janë tre personat që po shoqërojnë Jeff Bezos në

SHBA- Miliarderi Jeff Bezos, i cili themeloi kompanisë hapësinore Blue Origin do të udhëtojë në hapësirë. Së bashku me Bezos do të jetë edhe tre persona të tjerë, të cilët janë vëllai i tij Mark Bezos, një austronaute 82-vjeçare me emrin Wally Funk dhe një maturant 18-vjeçar me emrin Oliver Daemen.

Por si do të jetë udhëtimi?

Për rreth tre minuta, Bezos dhe shokët e tij do të ndihen si pendë pule, pa peshë. Ata do të jenë në gjendje të notojnë rreth kabinës së anijes kozmike, duke admiruar lakimin e Tokës, para se graviteti të fillojë t’i tërheqë ato sërish poshtë. Pas një zhytjeje me shpejtësi të lartë nëpër atmosferë, kapsolla duhet të lëshojë tre parashuta dhe të ulet e sigurtë në shkretëtirën e Teksasit. New Shepard ka fluturuar 15 herë, por asnjëherë me njerëz në bord. Ky do të jetë fluturimi i parë i pasagjerëve të Blue Origin. 

Kush janë personat që do të shoqërojnë Bezos?

Kur Jeff Bezos njoftoi se do të shkonte në hapësirë, ai gjithashtu zbuloi se ai e ftoi vëllain e tij të vogël, Markun. 

Mark, i cili është gjashtë vjet më i ri i Jeff, është një ish-ekzekutiv i marketingut dhe zjarrfikës vullnetar. Ai ka qenë i përfshirë në Fondacionin e Familjes Bezos për mbi 20 vjet, dhe ishte gjithashtu një investitor i hershëm në Amazon, duke e bërë atë një milioner. Jeff e ka përshkruar vëllain e tij si djali më qesharak në jetën e tij.

Austronautja Wally Funk është personi i dytë që do të shoqërojë Bezos në udhëtimin e tij në hapësirë. Ajo u trajnua për të shkuar në hapësirë ​​në vitet 1960. Në 1961, Funk u bashkua me një mision hapësinor i quajtur “Mërkuri 13.” Por programi u anulua përfundimisht dhe Funk nuk arriti kurrë në hapësirë. 

“Askush nuk ka pritur më gjatë,” shkroi Bezos në një postim në Instagram duke njoftuar se Funk po bashkohej me misionin.

Oliver Daemen është personi i tretë që do të shoqërojë Bezos në udhëtimin e tij në hapësirë.

Babai i Daemen, Joes Daemen, kreu i firmës private të pasurive të patundshme Somerset Capital Partners, pagoi 28 milion dollarë për t’i ofruar këtë mundësi djalit të tij. Daemen u diplomua nga shkolla e mesme në vitin 2020, mori një vit leje për të marrë licencën e tij të pilotëve që të futet në një kolegj për fizikë dhe menaxhim të inovacionit. Daemen do të jetë personi më i ri ndonjëherë që ka udhëtuar në hapësirë.

“Unë kam ëndërruar për këtë gjithë jetën time. Unë jam jashtëzakonisht i ngazëllyer që do të shoh botën nga lart”, tha Daemen.

Marrë nga: Buisnessinsider

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jeff bezos mark bezos oliver daemen wally funk jeff bezos mark bezos oliver daemen wally funk

Sondazh

Poll