Art&Argëtim

‘Lamtumirë’ jeta luksoze, shprenzimet marramendëse të Princ Harryt dhe Meghan Markle janë drejt fundit

20 Korrik 2021, 12:30 Nga DOSJA
‘Lamtumirë’ jeta luksoze, shprenzimet marramendëse të

SHBA– Në mes të gushtit 2020, u zbulua se çifti kishte lënë rezidencën e tyre të huazuar në Beverly Hills për të vendosur rrënjët në Montecito, një lagje ekskluzive buzë plazhit rreth dy orë me makinë me makinë në veri të Los Anxhelosit.

Qëkur u larguan nga puna si mbretër me kohë të plotë, Meghan dhe Princi Harry kanë pasur një seri shpenzimesh të mëdha”,- u shpreh komentatorja mbretërore, Daniela Elser.

Sipas mediave, çifti u raportua të ketë paguar 19,6 milion dollarësh për një sipërfaqe 3 mojë metra katrorë dhe ka dy sauna dhe një shtëpi çaji japoneze pranë një pellgu përroi. Blerja e pronës nga Sussexes ishte një ngjarje historike si për Harry ashtu edhe për Meghan, pasi ishte shtëpia e parë e përbashkët. Për Dukën, ishte gjithashtu hera e parë që ai ndonjëherë duhej të mbështeste personalisht pagesat mbi një shtëpi.

“Harry dhe Meghan më në fund kanë jetën që dëshironin por largimi i tyre nga Familja Mbretërore ka ardhur me një kosto të madhe, të dy anshme: marrëdhëniet e Harry me familjen e tij duket se janë prishur totalisht dhe gjithashtu ata nuk po ja dalin dot me shpenzimet e mëdha që kanë”,-shtoi ajo.

Në 35 vitet e para të Harrit, deri në Megxit, shpenzimet e tij të jetesës së tij ishin të paguara më shumë nga familja mbretërore, e ndjekur nga ushtria, dhe pastaj familja mbretërore përsëri.

Zhvendosja në SHBA solli me vete, për Princin, një pavarësi por edhe një situatë të re duke qenë i shqetësuar për paratë. Sauna, një shtëpi çaji japoneze, për të mos përmendur stafin e shtëpisë, ndihmësit, makinat, pagesat e hipotekave dhe sigurinë kushtojnë një pasuri aktuale. Çifti mund të ketë paguar rreth 5 milion £ për depozitën. Ata gjithashtu paguajnë rreth 4.29 milion çdo vit në shpenzimet e shtëpisë – duke përfshirë një hipotekë 466,170 £, rreth 290,900 për stafin e shtëpisë dhe sigurinë prej 3,2 milion £.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz daniela elser meghan markle princ harry daniela elser meghan markle princ harry

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Korrik 2021, 09:12

BRITANI- Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton refuzoi çajin me Mbretëreshën Elizabet dhe darkën në Checkers sepse ai donte të “ishte një turist&#...