Art&Argëtim

“Më kapi dhe tentoi të më fusë në makinë”, moderatorja e sportit rrëfen momentin kur i shpëtoi rrëmbimit

20 Korrik 2021, 07:44 Nga DOSJA
“Më kapi dhe tentoi të më fusë në

TIRANË- Moderatorja e njohur sportive  Lei Kraja ka rrëfyer së fundmi një histori të saj personale sesi i ka shpëtuar një rrëmbimi në Neë York. Në një intervistë në “Natën me Aulonën”, Kraja tha se ka shpëtuar duke vrapuar nëpër shkallë dhe duke u fshehur. “Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Isha shumë punëtore, atje. Shumë më shumë sesa tani, bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, nuk mora as taksi, kot, as uber apo tren se e kisha shumë afër me shtëpinë. Shkoj në një garazh/ parking sepse kaloja gjithmonë aty për më shkurt. As mami im nuk e di këtë, nuk ia kam treguar se s’doja të frikësohej.

U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar. Dhe tani i them motrës sime që të bëjë kujdes.

Vrapova nëpër shkallë, u futa, u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë atë kohë. Kur dola në rrugë kryesore, nuk e di ishte një shije shumë e keqe. Nuk udhëtoja dot më natën, se di isha shumë e frikësuar. Tani kur eci natën mbaj me vete çelësin, e kam si refleks. Nëse ndodh gjë jam gati për të goditur. Nuk është i frikshëm Neë York, zona ku po ecja është e sigurt por më qëlloi ai episod. S’kisha kurrë frikë, ai moment më uli pak me këmbë në tokë. Ua kthej meshkujve nuk ua përtoj. Por këtu s’kam pasur ndonjë bezdi. Mos më ngacmoni se jam gati për të goditur,”- u shpreh ajo.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz lei kraja lei kraja

Sondazh

Poll