Art&Argëtim

U arrestua brenda dyqanit të saj! Avokati i Fjolla Morinës: I vunë prangat në mënyrë çnjerëzore, nuk e thirrën në poli

20 Korrik 2021, 11:32 Nga DOSJA
U arrestua brenda dyqanit të saj! Avokati i Fjolla Morinës: I

PRISHTINË– Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua ditën e djeshme në “Emshir” të Prishtinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë për trafikim të armëve dhe municionit.

Avokati i saj, Fanol Krasniqi ka treguar në një prononcim për mediat kosovare se Fjollës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa të mërkurën do të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. Dmth të mërkurën seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratistet nga procedura e ekstradimit apo jo”.

Krasniqi njoftoi se prokuroria ka kërkuar ekstradimin e saj në Shqipëri por ata nuk kanë marrë asnjë dokumentacion për këtë kërkesë.

Fjolla Morina akuzohet për vepra penale “Trafikim me armë”, por ne nuk kemi kurrëfarë dokumentacioni apo urdhërese lidhur me këtë ndalim, kërkesat besoj do i marrim të mërkurën gjatë seancës dëgjimore. Vlen të theksojmë se kundër Fjolla Morinës nuk është vendimi i formës së prerë, Gjykata e Kuksit Fjolla Morinës i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vite. Kundër atij vendimi avokati i Fjolla Morinës ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Shkodrës edhe ky vendim prej 6 vitesh nuk është vendim i ekzekutueshëm. Ne nuk kemi informacion se mbi cilin vendim apo mbi cilën urdhëresë kërkohet ekstradimi i Fjolla Morinës ku ndaj saj nuk ekziston një vendim i formës së prerë”.

Ndër të tjera, Krasniqi thotë se Fjolla u arrestua në mënyrë çnjerëzore dhe nuk u thirrur paraprakisht që të paraqitet në policinë kosovare lidhur me kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Fjolla Morina është arrestu në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njejtes i dihet adresa e banimit, madje e nejjta ka edhe nenshtetesi. Fjolla Morina nuk është thirrë paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestu para të gjithë lagjes. Ajo nuk pranoi asnjë urdheresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor”.

Fjolla u arrestua dje, pasi ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Morina u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz avokati i fjolla morines fanol krasniqi fjolla morina avokati i fjolla morines fanol krasniqi fjolla morina

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Korrik 2021, 09:12

BRITANI- Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton refuzoi çajin me Mbretëreshën Elizabet dhe darkën në Checkers sepse ai donte të “ishte një turist&#...