Aktualitet

Fati i ‘zi’ i çështjes së Fjolla Morinës, sot u prangos këngëtarja, por 2 javë më parë, edhe prokurori 

19 Korrik 2021, 12:19 Nga DOSJA
Fati i ‘zi’ i çështjes së Fjolla Morinës, sot

KOSOVË– Fjolla Morina dhe prokurori i saj Edmond Karriqi kanë të njëjtin fat! Të dy pas hekurave. Këngëtarja u arrestua sot pasi ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërsa prokurori u ndalua për korrupsion.

Edmond Karriqi disa muaj më parë ka pasur një përplasje me Gjykatën e Kukësit, pasi ka mbuluar çështjen e arrestimit të këngëtares së njohur Fjolla Morina.

Karriqi akuzohet nga SPAK për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. SPAK njofton se nga veprimet hetimore të kryera, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Kariqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona të proceduar, të cilët kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë Kukës.

Çeshtja e fundit e tij e cila ka bërë bujë është çështja e këngëtares Fjolla Morina. Prokurori Karriqi u përplas për me drejtuesen e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati pasi hodhi poshtë akuzën “trafik armësh” për këngëtaren Morina e cila u kap me dy armë zjarri në pikën kufitare të Morinës.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fjolla morina edmond karriqi arrestohet fjolla morina edmond karriqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2021, 12:03

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi që në mesditë se ora për lejimin e muzikës do të shtyhej me 60 minuta, e vetëm disa orë më pas vendimi i tij u ‘ligj...