Aktualitet

Pretendoi se gjeti ilaçin ndaj Covid! Prokuroria mbyll hetimet për vëllain e ish-deputetit të PD-së

19 Korrik 2021, 10:44 Nga DOSJA
Pretendoi se gjeti ilaçin ndaj Covid! Prokuroria mbyll hetimet për

TIRANË– Hetimet për mjekun popullor Frederik Frrokaj, janë mbyllur nga ana e Prokurorisë. Vëllai i ish-deputetit të PD-së, pretendonte se kishte zbuluar ilaçin kundër Covid-19.

Ai reklamonte ilaçin e palicensuar në rrjetin sociale Facebook. Frrokaj, shiste një flakon preparat 20 mijë lekë. Ai pretendonte se ishte mjek mirëpo nuk ishte i liçensuar si i tillë. Frederik dhe Henri Frrokaj përzienin acid klorhidrik me ujë dhe u bënin thirrje qytetarëve që t’i blenin për të kuruar koronavirusin.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza siç është ajo e ”mashtrimit” dhe ”prodhimit dhe shitjes së ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”.

Në dosjen e gjykatës që Fax News disponon, thuhet se Frrokaj i shiste ilaçet e pretenduara që shëronin Covid në rrjetet sociale, ku dhe mashtronte qytetarët. Videoja e postuar nga mjeku Frrokaj në rrjetet sociale, titullohej “a e dini se si shërohet Covid 19, video sqaruese për përgatitjen dhe përdorimin e ilaçir (MMS)”. Në përmbajtjen e videos që zgjat 13 minuta e 20 sekonda, Frrokaj reklamon përdorimin e përzjeries së dy substancave dhe konkretisht mineral solution (MMS) dhe acid klohridik 4 % aktivizues. Theksohet se vetë preparati MMS është i ndaluar për t’u përdorur në shumë vende të BE-së, si substancë e rrezikshme.

Pas kontrollit në banesën e Frrokajt, janë gjetur 117 shishe të gatshme për tu mbushur me materialin e rrezikshëm që ai prodhonte në kushtet e shtëpisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet frederik frrokaj frederik frrokaj

Sondazh

Poll