Ekonomi

Qendrat shëndetësore pushim në fundjavë, prindërit drejtohen në urgjencën pediatrike: Problem me radhën!

18 Korrik 2021, 19:59 Nga DOSJA
Qendrat shëndetësore pushim në fundjavë, prindërit

TIRANË- E diela si ditë pushimi për stafin mjekësor në qendrat shëndetësore të cilat kyçin dyert nëpër lagje, sjell fluks të shtuar prindërish në urgjencën pediatrike brenda QSUT-së.

Punonjësit shëndetësorë të fundjavës nuk janë mjaftueshëm sipas familjarëve për të përballuar vizitat për virozat dhe alergjitë e stinës te fëmijët.

“Shumë problem radha, më shumë se një orë që presim dhe stafi është reduktuar për të dielë ka vetëm një mjek”.

Përveç rritjes së numrit të infektimeve me covid 19, shqetësimi kryesor i prindërve është pritja e gjatë në urgjencën pediatrike teksa fëmijët i kanë sëmurë.

“Unë e rrezikoj më shumë që e sjell këtu, i rritet temperatura po pres me orë të tëra”.

Marrë nga Top Chanel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale covid-19 qsut covid-19 qsut

Sondazh

Poll