Ekonomi

Sëmundjet kardiovaskulare, shkaku kryesor i vdekjeve, shqiptarët probleme të mëdha me zemrën

18 Korrik 2021, 15:52 Nga DOSJA
Sëmundjet kardiovaskulare, shkaku kryesor i vdekjeve, shqiptarët

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri për vitin 2020. Sipas një raporti të Institutit të Statistikave “grup sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut” shkaktuan 54.6% të vdekjeve tek gratë dhe 50,4 % të vdekjeve tek burrat. Rastet fatale nga kjo sëmundje janë shënuar më së shumti tek burrat e grupmoshës 65 deri 84 vjeç.

Gjatë vitit të pandemisë, shkaku i dytë i vdekjeve ishin “simptomat dhe sëmundjet e papërcaktuara”, ndërsa në vend të tretë renditen tumoret. Nga këto të fundit humbën jetën 11,1 % e grave dhe 14,5 % e burrave.

Sipas raportit sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe dëmtimet traumatike dhe helmimet kategorizohen po ashtu tek grup sëmundjet kryesore që sollën me shumë vdekje.

Në vitin 2020 humbën jetën 28 mijë persona, duke shënuar një rritje me rreth 26% krahasuar me vitin 2019. Një shkak kryesor sipas mjekëve ishte pandemia e Covid-19.

Marrë nga Tv Klan

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale sëmundjet kardiovaskulare vdekjet në shqiperi sëmundjet kardiovaskulare vdekjet në shqiperi

Sondazh

Poll