Ekonomi

Rrugëtim me kanoe në liqen dhe Bunë/ Shkodër, natyra e mrekullueshme

17 Korrik 2021, 19:00 Nga DOSJA
Rrugëtim me kanoe në liqen dhe Bunë/ Shkodër, natyra e

Shkodra ka mundësi të pafundme turistike dhe  falë burimeve të shumta ujore, tashme i është shtuar edhe një aventurë tjetër, e eksplorimit të  liqenit  dhe lumit Buna përmes kanoçeve.

Nismëtar i kësaj aventure të re ujore është Drini Xhafa. Për vizitorët kjo është një eksperiencë e veçantë.

 “Ishte një eksperiencë shumë e këndshme dhe u kënaqëm pasi gjëra të tilla nga kanë munguar për shkak të karantinës se Covid. Është shumë mirë që njerëzit dalin serish, vijnë këtu dhe mund të shijojmë këto pamje të mrekullueshme, jetën e egër me shpendët e veçantë dhe gjithçka çfarë të ofrohet. Ishte gjithçka e bukur”, tha një turiste.Gjatë rrugëtimit disa orë me kanoe do të shijoni peizazhin dhe natyrën e pasur me bimësi ujore dhe shpendë të të gjitha llojeve përreth.

Rastësisht mund të takoni edhe peshkatarë, si këta dy persona të cilët, në mënyrë të paligjshme, me anë të energjisë elektrike po gjuajnë peshk në Lumin Buna.

Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale bunë shkoder bunë shkoder

Sondazh

Poll