Art&Argëtim

‘Nuk e di si kam shpëtuar’/ Tentuan ta fusnin me zor në makinë, Lei Kraja rrëfen ngjarjen e frikshme: Kam vrapua

18 Korrik 2021, 17:57 Nga DOSJA
‘Nuk e di si kam shpëtuar’/ Tentuan ta fusnin me zor në

TIRANË- Prezantuesja Lei Kraja ka rrëfyer ngjarjen e frikshme që ka përjetuar në kohën kur jetonte në New York. E ftuar në emisionin  “Natën me Aulonën”, Lei ka treguar momentin kur tentuan ta fusnin me zor në makinë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur ajo jetonte në New York dhe punonte deri vonë dhe një natë teksa kthehej për në shtëpi dikush tentoi që ta rrëmbente. Prezantuesja është shprehur se iu desh të futej nëpër shkallë për të shpëtuar dhe se rruga ishte pa njerëz.

“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, kot nuk mora as taksi as uber apo tren. E kisha shumë afër shtëpinë me thënë të drejtën. Kaloj në një garazh/parking për më shkurt. As mami im nuk e di këtë sepse nuk dua të frikësohet. U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar, akoma më kujtohet ai moment në jetën time”, -ka thënë Lei.

Lei tregon se pas atij momenti akoma dhe sot frikësohet të dalë vetëm natën.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz lei kraja lei kraja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Korrik 2021, 09:57

TIRANË-Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan disa ditë më parë më martesë dashurinë e tyre 17-vjeçare. Shkurta ka shpëndarë në rrjete sociale m...