Art&Argëtim

Për të vënë duart në kokë! Shqiptarët nuk njohin më traditat e tyre, tallen me NUSEN ILIRE: Si nuk po trembet dhëndri?

18 Korrik 2021, 14:39 Nga DOSJA
Për të vënë duart në kokë! Shqiptarët nuk

MAQEDONI E VERIUT- Dy janë mundësitë: ose nuk njohin historinë e vendit të tyre, ose kanë nisur që të harrojnë kush janë dhe nga vijnë! Një dasmë në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut ka nxitur reagime të forta në rrjet, që për një person, i cili e quan veten shqiptar është e tepërt! “TheBest Studio” ka ndarë pamje nga dasma, ku nusja ka vendosur që të ndjekë ritualet e lashta dhe të lyhet si dikur, në lashtësi, siç ka qenë traditë.

Procesi i këtij grimi kërkon që fytyra së pari të lyhet me krem të bardhë, ndërsa më pas bëhen vija me pluhur nga ari dhe vizatohen rrathët si simbol i qiellit. Më pas fytyra e nuses pikturohet me shumë ngjyra në shtresa të mrekullueshme ngjyrash. Tre rrathët e artë simbolizojnë ciklet e jetës, të lidhur njëri me tjetrin nëpërmjet linjave të arta, të cilat njeriu i kalon në kohëzgjatjen e jetës së vet.

Rrathët e brendshëm të kuq, janë simbolet e pjellorisë, prej nga ku pikat e kuqe dhe blu lindin dhe e tërë fytyra mbulohet prej tyre, duke i uruar nuses një familje të lumtur e të shëndetshme. Të gjitha këto ngjyra e simbole janë mesazhe për jetën, pjellorinë dhe lumturinë e një nusjeje ilire! Traditë që është mbajtur gjallë ndër shekuj por që duket se po vdes. Madje dhe po harrohet. 

Komentuesit janë çuditur aq shumë me makiazhin e nuses, aq sa kanë filluar edhe me batutat e pavenda dhe ofendimet. 

“Se di si nuk po trembet dhëndri me këtë fytyrë të nuses, nuk dihet a është nuse apo vampir,“-shkruan një prej tyre. Ndërsa një komentuese e mbështet duke i shkuar se: Në vend të vishet nusja e të bëhet e bukur në ditën më speciale të jetës së saj por duhet të trukohet si kloun. Ndërsa disa të tjerë mundohen që t’u shpjegojnë se është traditë e lashtë, madje dhe se çifti duhet përgëzuar për gjestin e veçantë. Por nuk u bindën dot! 

Mesa duket shqiptarët kanë nisur që të mos informohet më për kulturën dhe rrënjët e tyre, duke humbur ato pak tradita dhe vlera që na bëjnë ndryshe si komb, si popull. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture dasma qe hapi debat ne kercove kercove nusja ilire dasma qe hapi debat ne kercove kercove nusja ilire

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Korrik 2021, 09:57

TIRANË-Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan disa ditë më parë më martesë dashurinë e tyre 17-vjeçare. Shkurta ka shpëndarë në rrjete sociale m...