Art&Argëtim

Bujar Kapexhiu kapet mat me “Rudinën”, 35 vite pas xhirimit të filmit ”Dy herë mat”, aktorët e dashur për publikun

18 Korrik 2021, 10:06 Nga DOSJA
Bujar Kapexhiu kapet mat me “Rudinën”, 35 vite pas xhirimit

TIRANË- Qytetarët e Sarandës kanë patur këtë fundjavë dy mysafirë specialë. Ata janë aktori Bujar Kapexhiu dhe Manjola Begolli,  “Rudina”, vajza e vogël që rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve me rolin e saj tek “Dy herë mat”.

Në të njëjtin vend ku 35 vite më  parë u xhirua filmi, ata ishin sërish këtë fundjavë, bashkë me aktorët Alfred Bualoti dhe Karafil Shena.

Ata risollën mbresat nga xhirimet, si dhe u ndjenë mirë të njihen me suksesin e Eklea Omerit e Kelvin Kostës, dy talente të shpallur së fundmi kampionë të kampionatit kombëtar e atij europian në shah.

Mjeshtri Kapexhiu u dhuroi atyre dy librat e tij, të shkruar enkas për fëmijë. Ndërsa Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma i nderoi me Çertifikatë Mirënjohjeje.

Po ju e mbani mend “Dy herë mat” dhe batutat e ‘shahistit’? ‘Dy herë mat’ është një nga filmat më të pëlqyer të viteve ’80, kur Shqipëria ishte ende në diktaturën komuniste. Filmi drejtohet nga Bujar Kapexhiu i cili është edhe roli kryesor bashkë me Rudinën, ku nuk mungojnë situatat komike në Sarandën e “bardhë” dhe pa ndërtime të asaj kohe. Ilo Pinci, specialist i peshkut dhe i midhjeve, i cili është edhe shahist i njohur, shkon në Sarandë, si i ftuar në një simultane shahu.

Por ajo që e shtyn më shumë të vijë në këtë qytet, është dëshira e tij e fshehtë për të zbuluar të dhëna praktike dhe teknike në lidhje me kultivimin e midhjeve. Gjatë një diskutimi ai hedh poshtë mendimin e Sazanit, specialist dhe kultivues i midhjes. Vajza e Sazanit edhe ajo një e talentuar në shah’, merr pjesë. Ilo është i bindur se do ta përballojë lehtësisht ndeshjen me shahistët vendas, por në simultane munded nga Rudina e vogel, ku vendos një midhje si simbol të mretëreshës. Ai pranon humbjen e dyfishtë, kur merr vesh se ajo është vajza e kundërshtarit të tij edhe në punë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture bujar kapexhiu dy here mat manjola begolli bujar kapexhiu dy here mat manjola begolli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Korrik 2021, 09:57

TIRANË-Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan disa ditë më parë më martesë dashurinë e tyre 17-vjeçare. Shkurta ka shpëndarë në rrjete sociale m...