Ekonomi

Të ardhurat në buxhet për 6-mujorin e tejkalojnë nivelin e parakrizës, efekti nga rritja e pagës minimale, dobët fitimet

16 Korrik 2021, 05:06 Nga DOSJA
Të ardhurat në buxhet për 6-mujorin e tejkalojnë nivelin e

Të ardhurat totale të buxhetit për periudhën janar-qershor 2021 kanë shënuar një rritje të ndjeshme në raport me vitin e kaluar, kur vendi ishte në karantinë totale, ndërkohë që ato janë më të larta edhe në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s, duke i tejkaluar në këtë mënyrë nivelet e parakrizës.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale në buxhet ishin 234 miliardë lekë, me një rritje prej 20% në raport me 6-mujorin 2020 (+39 miliardë lekë). Në krahasim me janar-qershor 2019, rritja është 3.6% (+8.2 miliardë lekë).

Në krahasim me 6-mujorin 2020, të gjitha zërat janë me rritje. Ndërsa në raport me parakrizën e janar-qershor 2019, diferencën e kanë bërë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që kanë ndikuar në 81% të rritjes, e lidhur kryesisht me rritjen e pagës minimale e maksimale që nga 1 janari i këtij viti.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore u rritën me 11% në krahasim me 6-mujorin 2019 dhe 15% me të njëjtën periudhë 2020.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rritën me 20.7% në krahasim me 6-mujorin 2020. Në krahasim me të njëjtën periudhë të2019-s, rritja është minimale, prej vetëm 0.5%.

Ecurinë më pozitive e shënoi TVSH, me rritje 3.8% nga 2019-s, ndërsa si tatimfitimi ashtu dhe tatimi mbi të ardhurat personale nuk i kanë kapur ende nivelet e parakrizës, duke u tkurrur përkatësisht me -13% dhe -14%, në një tregues që fitimet e bizneseve dhe të ardhurat e individëve po vijojnë të vuajnë pasojat e pandemisë.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi te ardhurat ne buxhet te ardhurat ne buxhet

Sondazh

Poll