Bota

Aksident tragjik në Kosovë, një grua ndërron jetë dhe një plagoset rëndë, dyshohet se makina humbi kontrollin dhe u për

18 Korrik 2021, 07:52 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Kosovë, një grua ndërron jetë dhe

KOSOVË– Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia e cila shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër) ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Të dhënat e para raportojnë se në makinë gjendeshin dy gra dhe  aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit dhe mjeti është përplasur me një ndërtesë, ku si pasojë njëra prej tyre ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora agron borovci. aksident ne prishtine një i vdekur në kosove agron borovci. aksident ne prishtine një i vdekur në kosove

Sondazh

Poll