Bota

I vaksinuar plotësisht, infektohet me Covid Ministri i Shëndetësisë në Angli: Do të punoj nga shtëpia

18 Korrik 2021, 07:07 Nga DOSJA
I vaksinuar plotësisht, infektohet me Covid Ministri i

ANGLI- Ministri i Shëndetësisë në Angli Sajid Javid, ka rezultuar me Covid ditën e djeshme. The Guardian shkruan se pas disa shqetësimeve që ai kishte pasi u takua me Kryeministrin Boris Johnson, ai u vetizolua dhe bëri testin PCR, i cili rezultoi pozitiv. Në një postim në Twitter, Javid shkroi se do të vazhdonte që të punonte nga shtëpia.

“Rezultati im i Covid tani është konfirmuar me testin PCR, kështu që unë do të vazhdoj të izolohem dhe të punoj nga shtëpia“, shkroi ai.

My positive result has now been confirmed by PCR test, so I will continue to isolate and work from home.

Here’s a handy reminder of which test you may need and when: pic.twitter.com/cX7Ypye3X6

— Sajid Javid (@sajidjavid) July 17, 2021

Javid është plotësisht i vaksinuar me vaksinat anti-Covid në Angli, ndërkohë që tani po vazhdohet të gjurmohen kontaktet e fundit të Ministrit britanik.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson infektohet ministri britanik sajid javid boris johnson infektohet ministri britanik sajid javid

Sondazh

Poll