Aktualitet

Prishen për pazare droge! Sherr mes bandave tuniziane dhe shqiptare në Itali, një person plagoset me thikë tjetri i shpëton

17 Korrik 2021, 17:55 Nga DOSJA
Prishen për pazare droge! Sherr mes bandave tuniziane dhe shqiptare në

ITALI-Një sherr mes bandash në Itali ka alarmuar policinë vendase dhe banorët e zonës së Porto Sant Elpidio.

Mediat italiane raportojnë se sherri ka ndodhur mes dy bandave, shqiptare ddhe tuniziane, ku fillimisht është raportuar për sherr me thika por situate agravoi deri në përdorimin e armëve.

Raportohet se që ka ndodhur në ditët e fundit në Porto Sant’Elpidio lidhet me një luftë e vërtetë bandash. Bëhet fjalë për dy grupe, tunizianë dhe shqiptarë, që sherri midis tyre lindi pas prishjeve për pazare droge.

Episodi i parë ndodhi kur afrikanët e veriut goditën me thikë njërin nga shqiptarët që pësoi plagë në kokë. Episodi i dytë doli në skenë të nesërmen në mbrëmje, kur dy tunizianët i zunë pritë një tjetër shqiptari duke e qëlluar me armë ndërsa ai ishte në makinë. Burri arriti të shpëtonte dhe të ikte. Ai raportoi gjithçka në polici. Ndërkohë po hetohet për të arrestuar autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet itali sherr mes bandave ne itali itali sherr mes bandave ne itali

Sondazh

Poll