Aktualitet

U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet një person në Berat

17 Korrik 2021, 07:53 Nga DOSJA
U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt

BERAT– Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Berat, pasi u kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se në pranga ka rënë Devis Xhaholli, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar edhe më parë. Ai u kap në fshatin Orizaj, Çorovodë, duke transportuar me mjetin tip “Porche”, kundrejt pagesës, 7 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Berat; U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, goditën një rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D.Xh., 36 vjeç, (i dënuar më parë), banues në Tiranë. Shërbimet e policisë kanë kapur në fshatin Orizaj, Çorovodë, shtetasin D. Xh., duke transportuar me mjetin tip “Porche”, kundrejt pagesës, 7 emigrantë të paligjshëm, nga vendet e treta.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet devis xhaholli devis xhaholli

Sondazh

Poll