Aktualitet

EMRAT/ 20-vjeçarja vdiq gjatë lindjes, pezullohen nga detyra dy mjekë në Gjirokastër, iu ndalohet dalja jashtë vendit

17 Korrik 2021, 07:40 Nga DOSJA
EMRAT/ 20-vjeçarja vdiq gjatë lindjes, pezullohen nga detyra dy

GJIROKASTËR– Janë pezulluar nga detyra dy mjekët e Maternitetit “Dhimitër Çuçi” në Gjirokastër, 8 muaj pas vdekjes së 20-vjeçares Klea Muxhaj, e cila ndërroi jetë gjatë lindjes së foshnjes me operacion në maternitetin e qytetit.

Burime i thanë Dosja.al se dy mjekët janë Dashamir Demiri, obstetër gjinekolog dhe Kostandin Hido, mjek anestezist. Nga hetimi i deritanishëm ka indicie se dy mjekët nuk e kanë kryer siç duhet protokollin e lindjes. Atyre iu është ndaluar edhe dalja jashtë vendit.

Dy mjekët janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Si ndodhi ngjarja? Më 13 nëntor 2020, e reja nga fshati Zhulat, Klea Muxhaj, ndërroi jetë në maternitetin e Gjirokastrës, pas disa komplikacioneve që u shfaqën në operacion. Prindërit e saj kanë fajësuar mjekët e spitalit për neglizhencë, duke pretenduar se e bija e tyre nuk kishte probleme shëndetësore dhe se kishte bërë të gjitha kontrollet e nevojshme për ndjekjen e shtatzënisë. Asokohe, mjekët pretenduan se foshnja ishte në një pozicion kryq, që i shkaktonte asaj dhimbje dhe komplikacione gjatë lindjes, por ende nuk ka një version zyrtar për shkakun e vdekjes së saj. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dashamir demiri klea muxhaj kostandin hido nderron jete e reja nga gjirokastra dashamir demiri klea muxhaj kostandin hido nderron jete e reja nga gjirokastra

Sondazh

Poll