Aktualitet

EMRAT/ Njëri kultivoi kanabis, tjetri u konfliktua me pronarin e lokalit teksa mbante thikë me vete, bien në pranga dy person

17 Korrik 2021, 06:35 Nga DOSJA
EMRAT/ Njëri kultivoi kanabis, tjetri u konfliktua me pronarin e lokalit

FIER– Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Fier, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 20-vjeçar, i identifikuar si Kastriot Gropa, pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, A. G., 36 vjeç, banues në Patos.

Po ashtu, në 21-vjeçar ka rënë në pranga pasi është përfshirë në konflikt me pronarin e një lokali në Fier. Mësohet se në pranga ka rënë Klevi Bërzeshta, banues në Patos, ndërsa gjatë kontrollit fizik, të riut i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në lagjen “Grizë Lënginas” Patos, kanë evidentuar të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 20 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 36 vjeç, banues në Patos, pasi janë autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve cannabis sativa.
– – –
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 21 vjeç, banues në fshatin Topojë, Fier, pasi është konfliktuar me pronarin e një lokali në qytetin e Fierit dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në fier kastriot gropa klevi bërzeshta arrestohen dy persona në fier kastriot gropa klevi bërzeshta

Sondazh

Poll