Aktualitet

Manipuluan me ‘Photoshop’ dokumentet për 2000 metra katror tokë në bregdet, Gjykata e Durrësit merr vendimin për jurist

16 Korrik 2021, 16:28 Nga DOSJA
Manipuluan me ‘Photoshop’ dokumentet për 2000 metra katror

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për juristin e Kadastrës, Mikel Zaho dhe biznesmenin Iljas Fisheku. Po ashtu, trupa gjykuese vendosi që të njëjtën masë sigurie të vendoste edhe ndaj Erion Alikos, ndërsa Rakip Haxhiu u la në masën e sigurisë, ”arrest në shtëpi”.

Të gjithë u arrestuan 2 ditë më parë, pas një hetimi 6 mujor nga prokuroria e Durrësit, pasi akuzohen për disa vepra penale. Përmes dokumenteve të falsifikuara dhe përdorimit të ‘photoshopit’ të arrestuarit kanë aplikuar dhe  regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme prej 2000 m2, tokë truall, dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare të Vrinjës. 

Prona u la fiktivisht në emër të emrin Aliko dhe Rakip Haxhiu, po që në realitet kjo pasuri e paluajtshme do të përfitohej nga biznesmeni Iljas Fisheku.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet juristi i kadastres kadastra ne durres mikel zaho arrestohet juristi i kadastres kadastra ne durres mikel zaho

Sondazh

Poll