Aktualitet

ME FOTO: Si po shkatërrohet fauna në lumin Buna, peshkatarët hedhin inerte, bllokojnë peshkun brenda portave të Dajlanit

16 Korrik 2021, 15:10 Nga DOSJA

SHKODËR– Rreziku më i madh për natyrën vjen nga dora e njeriut dhe mungesa e ndërgjegjësimit, e kjo gjë duhet se po ndodh në Shkodër. Në redaksinë e Dosja.al ka mbërritur një denoncim lidhur me lumin Buna, e cila po dëmtohet edhe pse është zonë e mbojtur.

Për të sqaruar situatën, Dosja.al ka komunikuar me biologen Aurora Zylaj, e cila ka sqaruar gjithë situatën e rëndë që po ndodh, por që ende nuk ka asnjë reagim. Sipas saj, që në kohën e kominizimit peshkatarët kanë vendosur për të peshkuar disa porta, të quajtura 6 portat e Dajlanit. Por tani anash tyre kanë hedhur edhe inerte duke ndaluar kështu lëvizjen e lirë të peshqëve duke dëmtuar faonën.

 

Megjithatë nuk mbaron këtu, sipas Zylaj, përveç izolimit të peshkut, peshkatarët peshkojnë gjatë gjithë natës me gjeneratorë.

“Quhen portat e Dajlanit dhe janë të vendosura nga peshkatarët që në periudhën e komunizimit. Por në atë kohë anash portave ka pasur mundësi kalimi në liqenin e Shkodrës dhe në detin Adriatik. Por me këto porta që janë fillim të lumit Buna, anësoreve u janë hedhur interte. Është mënyra e gabuar sepse ndalon qarkullimin e lirë të peshkut. Është mënyra e gabuar sepse është si të ndërtosh hidrocentrale. Dëmtohet fauna nënujore, edhe mos të jetë zonë e mbrojtur duhet ndërhyrë. Tek të 6 portat kanë rrjetë. Edhe ura e Bunës është bërë që të jetë funksionale dhe të hapet. Pra nuk duhet penguar lëvizja e lirë në Bunë. Rrezikohet mbytja e turistavë në ujë, sepse Buna është i vetmi lumë i lundrueshëm në Shqipëri. Policia ka dhënë urdhër dhe kanë hequr disa rrjeta sepse po mbipeshkohet. Edhe në liqenin e Shkodrës. Unë kam qenë dje me kamping dhe jam skandalizuar. Deri në 5 të mëngjesit është zënë peshk me gjenerator,”– sqaroi biologia për Dosja.al.

Lumi Buna buron nga Liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës, ndërmjet kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit. 80% të gjatësisë së saj e lundrueshme, i vetmi në llojin e tij në Shqipëri. Resurset e lumit janë pra peshqit, janë: krapi, qefujt, karasi, njala, kubla, blini.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet inertet ne lumin in buna lumi buna inertet ne lumin in buna lumi buna

Sondazh

Poll