Aktualitet

Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, tjetër goditje TRAGJIKE për familjen Gjoka! Ndërron jetë edhe 15-vjeçarja

16 Korrik 2021, 15:37 Nga DOSJA
Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, tjetër

ITALI- Një tjetër anëtare e familjes Gjoka ka ndërruar jetë teksa po kurohej nga djegiet në Itali. Viktima e radhës është 15-vjeçarja Klarisa Gjoka. Adoleshentja nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve, duke u “shuar” dy muaj pas tragjedisë së Velipojës.

Ndërkohë që sot, u përcoll për në banesën e fundit motra e saj e madhe, Danila Gjoka, 19 vjeç, të cilës sot iu bë ceremonia mortore. Kjo e fundit kishte ndërruar jetë disa ditë më parë, po në të njëjtin spital. Ndërkohë që ende duke u mjekuar janë Alketa dhe Enriko, nënë e bir, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre. Gjithë çfarë dihet është se ata kanë djegie në mbi 80% të trupit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 korrik, rreth orës 06:30 në Velipojë. Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe (nëna), pasi në hotelin e tyre shpërtheu një bombul gazi. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, saqë i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë.

Nëna me tri fëmijët kishte shkuar në hotel për të pastruar para ardhjes së turistëve, por gjatë natës kishte rrjedhur gaz e në mëngjes, teksa Alketa ishte zgjuar për të përgatitur kafen, kishte ‘inciuar’ dhe shpërthimin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klarisa gjoka shperthimi i bomboles ne hotel vdes klarisa gjoka klarisa gjoka shperthimi i bomboles ne hotel vdes klarisa gjoka

Sondazh

Poll