Art&Argëtim

Aktori i ‘Game of Thrones’ në rehabilitim për abuzim me alkoolin

29 Maj 2019, 16:53 Nga DOSJA
Aktori i ‘Game of Thrones’ në rehabilitim për abuzim me

Aktori 32-vjeçar, Kit Harington u bë i njohur me rolin e John Snow tek seriali “Game of Thrones”, por aktori i është nënshtruar një kujdesi mjekësor nga gjendja e tij e rëndë mendore. Në fakt,paska qenë në trajtim gjatë gjithë kohës së transmetimit të sezonit final të serialit.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i tij për shtyp.“Kit ka vendosur të shfrytëzojë kohën e pushimit si një mundësi për t’u kujdesur më tepër për veten.”-u shpreh ai.

Qendra e rehabilitimit ka një kosto prej 120 mijë dollarësh në muaj. Jo shumë, nëse merr parasysh se Kit Harington u pagua 500 mijë dollarë për një episod të sezonit final.

Një burim konfirmon se shkak për vendimin që të shkojë në rehabilitim është stresi i tepërt i mbledhur gjatë xhirimeve të serialit ku ka luajtur jo pak, por 8 vite, si edhe tepritë në të pirët e alkoolit.

Ai nuk është i detyruar të qëndrojë brenda në qendrën e rehabilitimit, e cila gjendet në Madison, kryeqyteti i Winsconsin. Kit Harington është martuar në 2018-ën me një prej aktoreve të “Game of Thrones”, Rose Leslie.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz game of thrones kit harington game of thrones kit harington

Sondazh

Poll