Art&Argëtim

‘Më kanë lidhur dhe droguar në mënyrë mizore’, Kanye West flet për problemet me bipolaritetin

29 Maj 2019, 16:24 Nga DOSJA
‘Më kanë lidhur dhe droguar në mënyrë

I ftuar në emisionin e David Letterman, Kanye West foli për herë të parë rreth problemeve me bipolaritetin. Ai ka treguar eksperiencën e tij, por ka dhënë edhe këshilla duke treguar se çfarë duhet të dinë njerëzit për këtë çrregullim.

Kanye ka rrëfyer se kur ai nuk merr mjekimin dhe nuk është aspak e thjeshtë, bëhet shumë i paqëndrueshëm dhe nuk ka besim tek askush. Ai ka vuajtur shumë, madje ka përfunduar edhe në spital.

“Ata (mjekët) të vendosin pranga, të drogojnë, të vendosin në një shtrat dhe të largojnë nga të gjithë njerëzit që njeh. Mendoj se kur je në atë gjendje duhet të kesh pranë dikë që ke besim. Është mizore dhe primitive kjo metodë”, -u shpreh Kanye.

Për herë të parë ai rrëfeu këtë eksperiencë të tij për t`i ndërgjegjësuar spitalet që të kenë më shumë kujdes kur trajtojnë njerëzit me këtë lloj çrregullimi.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll