Bota

Dy anët e medaljes! Mbi 1500 qytetarë në Deçan të helmuar, Kurti me pushime në resortin luksoz në Greqi, kushton mbi 500

14 Korrik 2021, 10:08 Nga DOSJA

GREQI– Komuna e Deçanit ka shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit, ku mbi një mijë e 500 qytetarë ndodhen në spital dhe dy të tjerë kanë gjetur vdekjen. Kryeministri i vendit, Albin Kurti ndodhet në një shtet tjetër, në një ambient luksoz, larg situatës së rëndë që ka ‘kapluar’ vendin.

Në resortin ku ndodhet Kurti, nata kushton vetëm 500 euro nata. Dy ditë më parë qëndroi në resortin super luksoz “Grand Resort Lagonissi”, i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës.

Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e ka zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

“Kështu, unë e mirëpres Albin Kurtin, atë dhe familjen e tij përsëri këtë vit, të cilin dua ta përgëzoj për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, që nga takimi ynë i fundit në Symi” – shkroi George Papandreou në Facebook, teksa falenderoi hotelin “Grand Resort Lagonissi” për akomodimin e të ftuarëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti albin kurti ne greqi helmimi i banoreve te decanit albin kurti albin kurti ne greqi helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll