Art&Argëtim

DOKUMENTI: Koha kur u premtua një hotel, por mbeti një gropë e madhe në mes të Tiranës

13 Korrik 2021, 15:28 Nga DOSJA
DOKUMENTI: Koha kur u premtua një hotel, por mbeti një gropë e

TIRANË– Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, ka treguar sesi nisi të funksiononte kapitalizmi në vendin tonë, pas rënies së regjimit komunist. Përmes një shkrimi të ndarë në rrjetet sociale, Krasniqi sjell në vëmendje kohën në prag të zgjedhjeve të para pruraliste, kur qeveria bëri marrëveshje me biznesmenin Hajdin Sediu, për të ndërtuar disa hotele, fshatra turistike, qendra argëtimi etj. Asokohe, qeveria i dha tokë, mjete në përdorim dhe të drejta zyrtare për të kërkuar kredi në emër të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por sipas Krasniqit, atij iu bë pritje madhështore dhe iu dha dekoratë, por asnjë premtim nuk u mbajt.

Studiuesi kujton i vetmi kujtim nga gjithë ajo ‘zhurmë’ e madhe mbeti gropa e madhe në qendër të Tiranës, aty ku hoteli nuk u ndërtua kurrë. Kjo sipas Krasniqit është një histori tipike abuzimi në emër të demokracisë dhe kapitalizmit dhe një tregues simbolik për distancën e thellë midis konceptit të ekonomisë së tregut dhe mentalitetit të elitës politike e shtetërore të fillimit të tranzicionit.

Shkrimi i plotë Afrim Krasniqit:

Kështu nisi kapitalizmi! Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të para pluraliste, shpresa e vetme dhe headline në lajmet zyrtare ishte biznesmeni H.S! Do ndërtonte hotel Sheraton dhe hotele të tjera turistike, fshatra turistike, qendra argëtimi, etj, etj, dhe madje vetë qeveria bëri një firmë të përbashkët me të. Ia dhanë tokë dhe mjete në përdorim, fonde shtetërore dhe e drejta zyrtare për të kërkuar kredi në emër të Shqipërisë, u bënë ceremoni, pritje madhështore dhe iu dha edhe dekoratë, kurse për trajtimin hotelier iu besua një prej dy vilave më të mira të udhëheqjes në zonën e Bllokut!

Rezultati? Ka shumë të dhëna ende të panjohura, por ajo që njihet është fakti se asnjë nga premtimet dhe projektet nuk u jetësua, kujtim mbeti gropa e madhe në qendër të Tiranës dhe fakti se kompania arriti në dy vjet të sjellë 50 TV, disa bilardo, 12 makina dhe rreth 5 maune me veshje të brendshme, që u konsideruan investime për pallatet kulturore të rinisë! Një histori tipike abuzimi në emër të demokracisë dhe kapitalizmit dhe një tregues simbolik për distancën e thellë midis konceptit të ekonomisë së tregut dhe mentalitetit të elitës politike e shtetërore të fillimit të tranzicionit!

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur afrim krasniqi hajdin sediu afrim krasniqi hajdin sediu

Sondazh

Poll