Art&Argëtim

‘E kam dashur njësoj si të tjerat’/ Donald Veshaj flet për ndarjen me Bora Zemanin, moderatorja: Mos fol idiotësira!

13 Korrik 2021, 05:13 Nga DOSJA
‘E kam dashur njësoj si të tjerat’/ Donald Veshaj flet

TIRANË– Donald Veshaj ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Bora Zemani e duket se përgjigjia nuk është pritur aspak mirë nga kjo e fundit. Në emisionin e fundit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Ai me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën. Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet.

Moderatorja ka zgjedhur të reagojë pa shumë fjalë por duke injoruar fjalët e ish-partnerit. Teksa ka ndarë foto në rrjetet sociale ajo ka shkruar: “Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”, shkruan ajo.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz bora zemani donald veshaj bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll