Aktualitet

Aksidenti në Gramsh/ 7 pasagjerë ishin mbi kapacitetin e lejuar, të ulur në stola druri, mes të plagosurve dhe një 6-vjeç

10 Korrik 2021, 17:27 Nga DOSJA
Aksidenti në Gramsh/ 7 pasagjerë ishin mbi kapacitetin e lejuar,

GRAMSH– Autobusi i cili u rrëzua në një përrua në Gramsh, kishte 7 pasasgjerë mbi kapacitetet, që qëndronin ulur midis dy sediljeve të minibusit me stola prej druri. Kjo mund të jetë një nga shkaqet e aksidentit që i mori jetën një 30-vjeçari dhe plagosi disa të tjerë.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Tre nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy u transportuan me autoambulancë ndërsa i treti me helikopter. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç i cili po trajtohet në spitalin e Gramshit.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autobusi në momentin e aksidentit ka qenë i tejmbushur me pasagjerë, të cilët kanë qenë udhëtarë të rastësishëm dhe jo turistë.

Aksident i rëndë në Gramsh! Autobusi me 35 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në përrua, ndërron jetë 30-vjeçari, 9 pasagjerë nisen me urgjencë në spital. Shoferit i ra të fikët

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gramsh aksident në gramsh

Sondazh

Poll