Art&Argëtim

“Barbie” së shpejti në film, kush është aktorja që do e luajë kukullën e famshme

10 Korrik 2021, 10:33 Nga DOSJA

SHBA– Barbie, kukulla shumë e dashur e fëmijërisë do të vijë së shpeti në nje version jo të animuar tashmë, por ne një film me njerëz realë. Do të jetë regjisorja e mirënjohur, Greta Gerwig ajo që do e drejtojë filmin dhe në rolin e Barbie do të luajë bukuroshja Margot Robbie.

Thashethemet qarkulluan se do të ishte Gerwig ajo që do  drejtonte filmin pasi ka qënë pjesë e bordit të Warner që nga viti 2019, kur ka nënshkruar për skenarin e filmit me Noah Baumbach, por marrëveshja nuk ishte bërë zyrtare.

E pyetur në lidhje me filmin, regjisorja e nominuar për çmimet Oscar bëri të ditur se “Barbie” do të vijë me shumë bagazh dhe lidhje nostalgjike me të shkuarën.

Njerëzit në përgjithësi dëgjojnë ‘Barbie’ dhe mendojnë, ‘E di se si do të jetë ky film’ dhe pastaj ata dëgjojnë se Greta Gerëig po e shkruan dhe e drejton atë, dhe ata mendojnë ‘Oh, mirë, mbase…’”,është shprehur ajo.

“Barbie” do të fillojë prodhimin si film në fillim të vitit 2022, në Ëarner Bros dhe mendohet  që filmi të shfaqet në kinema në 2023-shin.

(m.k./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz filmi barbie greta gerwig margot robbie filmi barbie greta gerwig margot robbie

Sondazh

Poll