Art&Argëtim

“Kthejini jetën mbrapsht”, Madonna bën deklaratën e fortë në mbështetje të Britney Spears

10 Korrik 2021, 09:43 Nga DOSJA
“Kthejini jetën mbrapsht”, Madonna bën deklaratën e

SHBA– Këngëtarja Madonna, e cila ka bashkëpunuar me Britney Spears në vitin 2003 për këngën “Me Against Music”, ka bërë deklarata të forta në mbështetje të kësaj të fundit.

Kthejini mbrapsht jetën kësaj gruaje. Skllavëria u shfuqizua shumë kohë më parë! Vdekje patriarkatit lakmitar që ua bën këtë grave prej shekujsh. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut! Britney po vijmë që të të nxjerrim nga burgu”, shkroi Madonna në rrjete sociale, duke shprehur hapur mëbështetjen për Spears.

Gjykata ka hedhur poshtë  kërkesën e Britney Spears për të hequr kujdestarinë e të atit dhe kontrollin që ai ushtron mbi Britney. Gjykatësja Brenda Penny, e cila drejton çështjen në Gjykatën Supreme të Los Angelesit, nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë Jamie Spears,babait të këngëtares të drejtën mbi kontrollin e jetës së saj.Arsyet se pse ajo mori këtë vendim nuk janë bërë të ditura. Pas këtij vendimi  pritet që një peticion i ri të paraqitet, I cili do të kërkojë lirinë e Britney Spears nga i ati.

(m.k./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears madonna britney spears madonna

Sondazh

Poll