Art&Argëtim

Aktorja jep mesazhin e bukur në Festivalin e Kanës, pasi u shfaq me thinja: Jam një dhelpër prej argjendi!

10 Korrik 2021, 08:24 Nga DOSJA
Aktorja jep mesazhin e bukur në Festivalin e Kanës, pasi u shfaq me

FRANCË– Festivali i Kanës arrin gjithmonë që të tërheqë vëmendjen e mediave dhe këtë vit, ndryshe nga herët e tjera u zhvillua në muajin korrik. Sytë e gjithë botës u drejtuan mbi aktorë, modele dhe blogerë të famshëm që ecin mbi tapetin e kuq.

Personazhe të ndryshëm tërheqin vëmendjen e publikut, por duket se këtë radhë vemendjen më të madhe e ka marrë aktorja Andie MacDowell. Në këtë shafqje të saj publike, aktorja duket se kishte përqafuar të gjitha ndryshimet që sjell mosha. Ajo është shfaqur me një grim minimalist, flokët kacurrela të thinjura dhe rrudha të lehta.

Aktorja dukej fantastike duke na treguar kështu të gjithëve se çdo etapë e jetës ka bukurinë dhe hijeshinë e vet.

Nuk shqetësohem për ti mbajtur kaçurrelat nën kontroll. Përdor shumë balsam për to. Thjesht vendos balsam dhe e lë aty”, është shprehur ajo kur është pyetur për kaçurrelat e saj të bukura.

 “Për shkak të thinjave, floku ndonjëherë bëhet më i thatë. Fija bëhet edhe më e ashpër, por po e përqafoj të gjithë këtë. Ndihem mirë. Më pëlqen vetja. Këtu arrin kur vjen në moshën time”, është shprehur aktorja.

Aktorja ka shtuar se ju ka mësuar edhe vajzave të saj, Margaret dhe Raney, si ta duan veten. “Ato më kujtojnë shpesh që të mos them asgjë nënçmuese për veten. Ato janë në fakt shumë herë më të mira se unë në shumë mënyra, sepse unë i mësova mirë dhe ato më dëgjuan”, është shprehur Andie MacDoëell.

Interesant është dhe komenti i aktores në lidhje me termin flokë gri. “Thinjat nuk janë gri. Ato janë ngjyrë argjendi. Unë jam një dhelpër argjendi”, ka përfunduar ajo.

(m.k./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz andie macdowell fastivali i kanes andie macdowell fastivali i kanes

Sondazh

Poll