Thellohet tragjedia në Miami, shkon në 79 numri i viktimave të gjetura nën rrënojat e ndërtesës së shembur
10 Korrik 2021, 06:49Nga DOSJA
SHBA– Numri i të vdekurve nga shembja e godinës në Florida është rritur në 79 pasi 15 viktima të tjera u nxorën të premten nga rrënojat. Kryebashkiakja e qarkut Majami-Dejd, Daniella Levine Cava i njoftoi shifrat në një konferencë shtypi të premten, duke i quajtur ato “tronditëse” dhe “të dhimbshme”. 61 persona të tjerë ende figurojnë të zhdukur.
“Është një numër tronditës dhe pikëllues që na prek shumë thellë të gjithë ne,” tha zonja Levine Cava për numrin e fundit të të vdekurve.
“Të gjithë ata janë larguar nga kjo botë duke lënë pas të dashurit e tyre. Ata po lënë pas familje të shkatërruara. Përmasat e kësaj tragjedie po rritet çdo ditë” tha zonja Levine Cava.
Punonjësit e shpëtimit dhe ekipet e ndihmës nga Florida dhe disa shtete të tjera kanë punuar me turne 12-orëshe, 24 orë në ditë në vendin e godinës së shkatërruar në Sërfsajd – duke rënduar gjëndjen e tyre fizike dhe emocionale pasi janë sfiduar edhe nga një mot i vështirë dhe kushte të rrezikshme.
Të enjten, ministri i Jashtëm i Paraguait tha në një program në radio se trupi i motrës së Zonjës së Parë të atij vendi ishte mes viktimave të gjetura. Disa qytetarë të Amerikës Latine ishin në ndërtesë kur ajo u shemb. Punonjësit e shpëtimit janë përqendruar tani në gjetjen e trupave në vend të të mbijetuarve dhe janë zotuar të vazhdojnë kërkimin e tyre për viktimat derisa zona të pastrohet.
Zyrtarët shtetërorë dhe vendorë kanë premtuar ndihma financiare për familjet e viktimave, si dhe për banorët që mbijetuan, por që humbën të gjitha pasuritë e tyre. Ndërkohë, autoritetet po fillojnë një hetim për shembjen e ndërtesës. Të paktën gjashtë procese gjyqësore janë ngritur nga familjet e viktimave.
Marrë nga VOA.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LITUANI– Lituania akuzoi të Mërkurën Bjellorusinë për lejimin e emigrantë nga jashtë për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe tha se do të ndërtonte një mur ...
SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden do të presë për një takim kancelaren gjermane Angela Merkel të enjten e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë për të afirmuar ...
SHBA– Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të nxitur konkurrencën në ekonominë amerikane në të mirë të konsumatorëve.Në fjalimin përpar...
GREQI- Ekspertit grek Nikos Sypsas për variantin “Delta” ka bërë një paralajmërim.Mediat e huaja raportojnë se sipas tij jemi në rrezik.Në veçanti, duke...
SERBI- Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu ka marrë ftesë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, që të paraqitet në organet e polici...
RUSI- Zyrtari rus i shëndetësisë ka dhënë disa rekomandime se çfarë nuk duhet të bënë pasi marrin dozën e vaksinës anti-covid. Dailymail raporton se sipa...