Publikohet raporti me 800 faqe për racizmin ndaj komunitetit rom në Gjermani
10 Korrik 2021, 06:54Nga DOSJA
GJERMANI– Komisioni i pavarur për Antiziganizmin (UKA) u krijua nga qeveria gjermane në vitin 2019 për të analizuar gjendjen e romëve dhe të sintëve në Gjermani. Raporti i paraqitur në Bundestag me titullin: “Ndryshimi i perspektivës – arritja e drejtësisë – pjesëmarrja” – dëshmon diskriminimin e vazhdueshëm të këtyre komuniteteve në Gjermani dhe tregon se si mund të luftohet antiziganizmi.
Që në hyrje të raportit thuhet se: “në shoqëri ka nevojë për një ndryshim thelbësor të perspektivës, për të bërë të qartë praninë e antiziganizmit dhe për të reflektuar në mënyrë kritike dhe me synimin për të kapërcyer raportet e pushtetit dhe dhunës strukturore dhe institucionale që lidhen me të”.
E nevojshme është një politikë për “vendosjen e drejtësisë” për të kompensuar padrejtësinë e bëra ndaj të mbijetuarve dhe pasardhësve të tyre pas Luftës së Dytë Botërore.
Rezultatet e raportit bazohen në tri studime më të mëdha dhe disa më të vogla në të cilat analizohen nevojat, sfidat dhe kërkesat e komunitetit rom dhe sintisi dhe organizatave të tyre në Gjermani.
Rekomandimet e UKA-s
UKA rekomandon emërimin e një komisioneri kundër antiziganizmit, krijimin e një grupi të pavarur këshillues, krijimin e një komisioni të përhershëm shtetëror dhe njohjen gjithëpërfshirëse të gjenocidit nacional-socialist kundër sinti dhe romëve. Po ashtu në Republikën Federale të Gjermanisë duhet të ngrihet një komision për t’u marrë me padrejtësitë e kryera kundër sinti dhe romëve.
Hajdi Barz koordinatore e “Studimit mbi Fuqizimin e sint*ë-/eza-ve dhe rom*ë-/enja-ve” pranë Shkollës së Lartë Mittweida, thotë se : “Studimi u krye me pjesëmarrjen e njerëzve nga komunitetet duke vënë në jetë kështu qasjen pjesëmarrësore që kërkohet gjithashtu prej shumicës së vetë organizatave, sepse shpesh për sint*ë-/eza-t dhe rom*ë-/nja-t diskutohen dhe merren vendime pa përfshirjen e tyre.”
Studimi i Barz ka nxjerrë në pah edhe larminëe madhe tematike dhe kompetencën transkulturore të organizatave të ndryshme të sintëve dhe romëve.
Roli i mediave
Në raportin e UKA-s trajtohet gjithashtu edhe roli i medias. Mediat duket se kontribuojnë për konsolidimin e stereotipave, sikurse thotë raporton Isidora Randjelovic një prej drejtueseve të studimit: “Një nga arsyet e mungesës së njohurive dhe për formimin e miteve në perceptimin kolektiv është përforcimi mediatic I stereotipave, shtrembërimi i informacionit dhe emocionalizimi i lajmeve në konteksti i bashkësive të sint*ë-/eza-ve dhe rom*ë-/enja-ve”.
Gjatë diskutimit të raportit në parlamentin gjerman mjaft deputetë theksuan përgjegjësinë e veçantë të Gjermanisë në luftën kundër antiziganizmit. Helge Lindh (SPD) tha se fenomeni i antiziganizmit nuk ka të bëjë vetëm me qarqet ekstremiste të djathta, por me të gjithë.
Këshilli Qendror i sinti dhe romëve gjermanë e përshëndetën debatin. Fakti që qeveria dhe Bundestagu gjerman u morën me raportin e komisionit dhe rekomandimet e tij për veprim është “një hap i rëndësishëm për pakicën dhe gjithashtu për kushtetutshmërinë demokratike të shoqërisë sonë”, thuhet në një deklaratë publike të këtij këshilli.
Parlamenti i ardhshëm dhe periudha e re legjislative do të bëjnë të qartë se çfarë do të zbatohet vërtet nga rekomandimet e raportit të UKA-s.
Marrë nga DW.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Numri i të vdekurve nga shembja e godinës në Florida është rritur në 79 pasi 15 viktima të tjera u nxorën të premten nga rrënojat. Kryebashkiakja e ...
LITUANI– Lituania akuzoi të Mërkurën Bjellorusinë për lejimin e emigrantë nga jashtë për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe tha se do të ndërtonte një mur ...
SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden do të presë për një takim kancelaren gjermane Angela Merkel të enjten e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë për të afirmuar ...
SHBA– Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të nxitur konkurrencën në ekonominë amerikane në të mirë të konsumatorëve.Në fjalimin përpar...
GREQI- Ekspertit grek Nikos Sypsas për variantin “Delta” ka bërë një paralajmërim.Mediat e huaja raportojnë se sipas tij jemi në rrezik.Në veçanti, duke...
SERBI- Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu ka marrë ftesë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, që të paraqitet në organet e polici...
RUSI- Zyrtari rus i shëndetësisë ka dhënë disa rekomandime se çfarë nuk duhet të bënë pasi marrin dozën e vaksinës anti-covid. Dailymail raporton se sipa...