Aktualitet

FOTOT&EMRAT: Ëndrra britanike zgjat shumë pak, kunetërit shqiptarë i ndjek fati i keq, kapen tek “shtëpia e bari

9 Korrik 2021, 20:29 Nga DOSJA
FOTOT&EMRAT: Ëndrra britanike zgjat shumë pak, kunetërit

BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë, Adrian Qevani dhe Ervin Abazi u kapën brenda një shtëpie bari në Stoke-on-Trent. Teksa Policia po tentonte që të hynte me forcë në banesën ku qëndronin shqiptarët, kunetërit tentuan të largoheshin nga dera e pasme, por nuk ia dolën.

Në banesë, efektivët e Policisë gjetën 83 bimë kanabisi që rriteshin në dy dhomat e katit të sipërm, me rendiment 4.5 kg, që nëse përfundonte në treg mund të kapte shifrën e 7,000 dhe 28,000 mijë paund. Dy të arrestuarit janë burgosur për 18 muaj me vendim gjykate.

Gjykata dëgjoi 21-vjeçarin Qevani që i tha Policisë se ai kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar vetëm një javë më parë me kamion për të paguar një borxh që kishte babai i tij, ndërsa Abazi i kishte kërkuar që të bashkohej me të në pronë.

Abazi i tha se kishte 6-7 muaj në Angli dhe u detyrohej 12,000 £ personave që e kishin sjellë, ndërsa shtoi se në Shqipëri kishte një tjetër borxh. Për këtë të fundit, avokati mbrojtës tha se klienti i tij kishte grua dhe dy fëmijë në shtëpi dhe i duhej puna: Është naiv. 

Marrë nga stokesentinel.co.uk

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adrian qevani ervin abazi  adrian qevani ervin abazi 

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 18:42

VLORË- Një sherr me sende të forta ka ndodhur sonte në Orikum të Vlorës, mes disa pushuesve. Paraprakisht mësohet se përplasja ka nisur për shkak të një ma...