Tatimet sqarojnë institucionet financiare jo bankare si të veprojnë me fiskalizimin
10 Korrik 2021, 05:47Nga DOSJA
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar institucionet financiare jobankare dhe subjekte të tjera, në lidhje me zbatimin e udhëzimit Nr. 24, datë 16.6.2020 “Për regjistrimin e pagesave të faturave elektronike”.
Sipas nenit 37, të ligjit, bankat, institucionet e tjera financiare jobankare dhe subjekte të tjera, të cilat ofrojnë shërbime të pagesave pa para në dorë, detyrohen të regjistrojnë dhe të informojnë Administratën Tatimore për çdo pagesë të kryer gjatë çdo dite pune, në emër dhe për llogari të klientëve të tyre.
Ky udhëzim përcakton elementet teknike të regjistrimit të pagesave të faturave elektronike, siç përcaktohet nga ligji nr. 87/2019, datë 18.12.2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” (më tej referuar si “ligji”), për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike.
Njoftimi bëhet me mjete elektronike, përmes lidhjes në internet me sistemin e informacionit të Administratës Tatimore, deri në fund të çdo dite pune dhe këto të dhëna duhet të kenë informacion të veçantë për secilën faturë të paguar dhe shumën që është paguar.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Qeveria autorizoi së fundmi rritje të mëtejshme të deficitit buxhetor dhe borxhit publik, duke rënduar në këtë mënyrë perspektivën ekonomike të shqiptarëve dhe ...
TIRANË– Popullsia e vendit po pakësohet nga viti në vit, por ritmet e rënies për burrat janë të më të larta se gratë. Gjatë këtij viti, numri i grave...
VLORË- Këtu jemi në Orikum. Shumë pranë kësaj zonë turistike hidhen mbetjet urbane. Afërsisht në këtë landfill ilegal gjatë sezonit të verës depozitohen 70...
Në Fiks Fare kanë mbërritur ankesa nga banorët e fshatrave Strëmbec dhe Qilarisht të Përmetit, pasi qentë e stanit janë kthyer në problem për ta. Qentë e stanit...
TIRANË- Shqiptarët kanë nisur të planifikojnë pushimet edhe jashtë Shqipërisë, edhe pse prenotimet sipas agjencive turistikë vijojnë të jenë më të pakta se...
INSTAT ka publikuar një raport, në të cilin merren parasysh statistikat në fushat kryesore midis burrave dhe grave, për t’i ofruar publikut një pasqyrë që do nd...
TIRANË– Sot kryeministri Edi Rama mblodhi në zyrën e tij në Kryeministri, të gjithë krerët e Bashkive të vendit, duke u kërkuar që të bëjnë kujdes me...
TIRANË- Të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç që janë të diplomuar dhe duan të bëhen pjesë e praktikave kombëtare, tashmë e kanë një mundësi. L...