Qentë e stanit bëjnë namin në fshatrat e Përmetit, hanë bagëtitë, edhe banorët kanë frikë
9 Korrik 2021, 20:06Nga DOSJA
Në Fiks Fare kanë mbërritur ankesa nga banorët e fshatrave Strëmbec dhe Qilarisht të Përmetit, pasi qentë e stanit janë kthyer në problem për ta. Qentë e stanit sipas banorëve kanë ngrënë bagëtitë e fshatit.
Në Strëmbec i Përmetit të gjithë banorët merren me blegtori, kryesishtë me rritjen e deleve dhe dhive për qumësht. Një nga këta banorë z.Julian Jaçe u ankua se para një viti qentë e kryeplakut të fshatit i kanë ngrënë 4 dele, ndërsa këtë vit i kana ngrënë dhe dy qengja.
Janë përpjekur që të gjejnë një zgjidhej mes tyre, por nuk kanë mundur, prandaj ju drejtuan emisionit Fiks Fare. Në pamundësi të takimit të gazetarëve të Fiksit me kryeplakun, ata takuan të shoqen e tij e cila u premtoi se do paguante dëmin që kishin shkaktuar qentë e saj. Ajo e dëmshpërbleu z. Jaçe me 150 mijë lekë të vjetra vetëm për dy qingjat që kishin ngrënë këtë vit qentë e tyre, përsa u përket katër deleve të një viti më parë ajo u shpreh se është rregulluar me Z. Jançe, pasi kishin rënë dakord të vrisnin qenin e kopesë.
Edhe në fshatin tjetër të Përmetit në Qilarisht një tjetër banore ankohet për qentë e kopesë të një zotërie i cili i lë ata të lirë dhe pa ‘hundëz mbrojtëse’. Znj. Luljeta Nasi ankohet se një blegtor i quajtur Bledi i lëshon të lirë qentë në fshat që ai i përdor si shoqërues të kopesë së tij duke ja u bërë jetën e vështirë, pasi kanë frikë mos i kafshojnë.
“Kur çoj djalin e vogël në kopësht më janë lëshuar qentë. Ka dalë motra e zotërisë që ka qentë, që është edukatore që na ndihmoi,”- pohon ajo. Ajo tregon se janë ankuar disa herë, por vetzë i zoti qenve nuk ka marrë asnjë masë.
Janë ankuar dhe në polici, por edhe ata nuk kana bërë gjë, ndaj si zgjidhje panë të denonconin në emisionin Fiks Fare. Fiksi takoi edhe të zotin e qenve i cili doli garant se qentë e tij nuk të kafshojnë dhe për këtë ai mbante përgjegjësi. Por urojmë që këta banorë të gjejnë gjuhën e përbashkët në të mirë të tyre, para se të ndodh ndonjë fatkeqësi.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Shqiptarët kanë nisur të planifikojnë pushimet edhe jashtë Shqipërisë, edhe pse prenotimet sipas agjencive turistikë vijojnë të jenë më të pakta se...
INSTAT ka publikuar një raport, në të cilin merren parasysh statistikat në fushat kryesore midis burrave dhe grave, për t’i ofruar publikut një pasqyrë që do nd...
TIRANË– Sot kryeministri Edi Rama mblodhi në zyrën e tij në Kryeministri, të gjithë krerët e Bashkive të vendit, duke u kërkuar që të bëjnë kujdes me...
TIRANË- Të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç që janë të diplomuar dhe duan të bëhen pjesë e praktikave kombëtare, tashmë e kanë një mundësi. L...
Aktualisht Flamuri Shqiptar renditet në listën e zezë të sistemit që aplikon Paris MoU (Memorandumi i Parisit një mekanizëm që kryen inspektimet mbi standardet ...
Ekonomi 9 Korrik 2021, 05:24
Me zbatimin e fazës së dytë të fiskalizmit për lëshimin e faturave elektronike mes bizneseve që kryejnë transaksione pa para në dorë, sipas kontabilistëve janë ...
Viti i pandemisë e ka ulur disi peshën e depozituesve më të mëdhenj në strukturën totale të depozitave bankare.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund ...
Midis vendeve me norma të larta vaksinimi dhe shkallë të lartë të rasteve të reja, shumica mbështeten tek vaksinat e prodhuar në Kinë, sipas një analize të CNBC...