Ekonomi

Tendera pa garë, ngrihen flamujt e kuq! 145 çështje të ankimuar në KPP, Tirana më problematike, Berati dhe Gjirokastra jan

9 Korrik 2021, 16:53 Nga DOSJA

TIRANË– Sot kryeministri Edi Rama mblodhi në zyrën e tij në Kryeministri, të gjithë krerët e Bashkive të vendit, duke u kërkuar që të bëjnë kujdes me ndarjen e tenderave për të mos pësuar fatin e kolegut të tyre, ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.

Por cilat Bashki janë më problematiket? Në tre muajt e parë të këtij viti 145 tendera janë ankimuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Tirana zë vendin e parë me plot 84 raste, më shumë se gjysma e të gjitha bashkive së bashku.

Sipas listës së siguruar nga “Ora”, pas Tiranës, vendin e dytë e mban Bashkia e Shkodrës me 17 raste, për t’u ndjekur nga Elbasani dhe Vlora me nga 11. Ndërsa më “shembulloret” janë Gjirokastra dhe Berati me nga vetëm 1 ankimim.

KPP bën të ditur se deri në mars ka ngritur 15 padi, nga të cilat 13 janë në gjykatë, por 4 prej tyre janë rrëzuar për mungesë provash.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi tenderat me probleme tirane tenderat me probleme tirane

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Korrik 2021, 05:24

Me zbatimin e fazës së dytë të fiskalizmit për lëshimin e faturave elektronike mes bizneseve që kryejnë transaksione pa para në dorë, sipas kontabilistëve janë ...