Aktualitet

Dogana e Tre Urave hapet të martën! Lajm i mirë për ata që duan të shkojnë në Greqi, KUJDES informohuni për protokollin

9 Korrik 2021, 17:49 Nga DOSJA
Dogana e Tre Urave hapet të martën! Lajm i mirë për ata

TIRANË– Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se më 13 korrik, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë për në Greqi përmes pikës doganore të “Tre Urave”. Në njoftimin zyrtar, Ministria ka bërë me dije se nga e marta, pika kufitare do të hapet nga ora 8 e mëngjesit deri në 20 të mbrëmjes. Ndërsa që sot do të lejohet kalimi i kamionëve dhe furgonave me mall. 

NJOFTIMI I MEPJ:

Prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund lëvizin drejt Greqisë. Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Pika doganore e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve. Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve. KUJDES! Përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, informohuni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e puneve te jashtme tirane ministria e puneve te jashtme tirane

Sondazh

Poll