Aktualitet

E reja hodh nga ballkoni i shtëpisë pas debatit me të, lihet në burg 31-vjeçari

9 Korrik 2021, 16:49 Nga DOSJA
E reja hodh nga ballkoni i shtëpisë pas debatit me të, lihet

DURRËS–  Gjykata e Durrësit ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Alfred Gjinin, bashkëshortin e Anisa Gjinit e cila u hodh nga ballkoni pas debatit mes tyre.

Mësohet se 31-vjeçari do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimeve për ngjarjen e rëndë. Gjini akuzohet për “shkaktim vetëvrasjeje”, vepër penale kjo që parashikon dënim nga 3 deri në 7 vjet burg nëse gjykata e shpall fajtor.

Si ndodhi ngjarja?

Anisa Gjini u hodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen mbrëmjen e vonë të 6 korrikut, pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj. E reja la pas një djalë të mitur. Pritet që hetimet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes që çuan në vdekjen e nënës së re.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfred gjini anisa gjini alfred gjini anisa gjini

Sondazh

Poll