Ekonomi

Të gjithë tenderët me mjete elektronike përveç fazës vijuese të katër procedurave të veçanta

9 Korrik 2021, 07:04 Nga DOSJA
Të gjithë tenderët me mjete elektronike përveç

TIRANË– Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi të gjithë autoritetet kontraktore se çdo procedurë prokurimi e tyre duhet të bëhet me mjete elektronike me përjashtim të fazës vijuese për katër procedura të veçanta. Ky njoftim i APP vjen fill vendimit të Këshillit të Ministrave pikërisht mbi formën e komunikimit në procedurat e prokurimit.

Forma shkresore e komunikimit sipas këtij vendimi mund të përdoret vetëm në fazën vijuese pas fazës së para kualifikimit në procedura të tilla si “Dialog konkurrues”, “Partneritet për inovacion”, “Konkurruese me negocim” dhe “Konkurs projektimi”. I njëjti vendim parashikon që edhe procedura për shërbime konsulence të zhvillohet në çdo etapë në formë elektronike duke eliminuar pjesën shkresore.

“Agjencia e Prokurimit  Publik njofton  të gjitha  palët e interesuara se,  në mbështetje të pikës  1 të nenit  17 te Ligjit nr. 162. date 23.12.2020   “Për prokurimin publik”,  Këshilli   i Ministrave  ka miratuar Vendimin Nr.  384   datë  30.06.2021.   Për  formën  e komunikimit   në procedurat e prokurimit publik “,

Sipas këtij  vendimi të gjitha  procedurat e prokurimit  do të zhvillohen  me mjete  elektronike përveç  fazave vijuese,   pas fazës  së parakualifikimit,  të procedurave të prokurimit “Dialog konkurrues”, “Partneritet për inovacion”, “Konkurruese me negocim” dhe “Konkurs projektimi”,   të cilat  do të zhvillohen  në formë shkresore.

Sjellim në vëmendje se, një risi  që sjell  ky vendim është edhe fakti se procedura e prokurimit

“Shërbim  Konsulence” do të zhvillohet në të gjitha fazat e saj me mjete elektronike.

Ky vendim i cili është  publikuar në Fletoren Zyrtare  Nr.106  datë  06.07.2021, hyn menjëherë në fuqi” njoftoi APP.

Kohëve të fundit ka një sërë vendimesh të qeverisë që lidhen me procedurat e prokurimit dhe që vijnë në plotësim të ligjit të ri të prokurimeve që ka hyrë në fuqi prej pak kohësh./Monitor.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi agjencia e prokurimit publik agjencia e prokurimit publik

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Korrik 2021, 05:24

Me zbatimin e fazës së dytë të fiskalizmit për lëshimin e faturave elektronike mes bizneseve që kryejnë transaksione pa para në dorë, sipas kontabilistëve janë ...