Aktualitet

Kërkon ligjërimin e bakshishit/ Kirurgu i Traumës pranon publikisht se mjekët marrim ryshfet: Nëse nuk ndodh nuk do ngelte

8 Korrik 2021, 15:29 Nga DOSJA
Kërkon ligjërimin e bakshishit/ Kirurgu i Traumës pranon

TIRANË– Kirurgu i përgjithshëm në Spitalin e Traumës, Myftar Torba ka pranuar se mjekët marrin rryfshet, duke e cilësuar atë në formën e një bakshishi. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjana, kirurugu pranoi se 90% e pacientëve japin bakshishe mjekëve dhe personelit për shërbimet që marrin.

Si zgjidhje për këtë problem, kirurgu jep ligjërimin e bakshishit. “Ne kërkojmë të zgjidhet mënyra e financimit të spitaleve. Opsioni më i lehtë dhe më i ndershëm, është që çdo para që jepen në dorë, të lihen në recepsion me faturë dhe këto para të shkojnë te puna e gjithsecilit”.

Minuta: 05:20

Mjeku: Ne nuk pretendojmë më shumë. Cmimin e një pune e përcakton tregu. Gjithe pacientët kanë provuar që të shkojnë në një spital privat dhe e dinë se sa shkon fatura dhe vijnë dhe në shtet. Ato që jepen në formë bakshishi, dhurate janë disa herë më të vogla se ato që paguajnë.

Gazetari: Ju nuk jeni konkurent i privatit.

Mjeku: Jo, por me pagesat që merret janë të tilla. Unë të siguroj që nesër nëse nuk mund të jepnin me asnjë dhuratë apo bakshish që kompenson rrogën, nuk do ngelte asnjë mjek në spital. Kjo është kontrata. Nëse unë mbetem i kënaqur me rrogën që marr dhe me bakshishin që marr rri. E di se sa është pagesa? Eshtë gënjeshtër kjo merr rrogën rri e punon. E di sa është pagesa në spital, neto e një kirurgu me 30 vite eksperiecë është 800 mijë lekë të vjetra. Më thuaj se cili kuzhinier , prokuror, hidraulik e ka kaq.

Gazetari: Ka mjek që të vënë kush që të bësh operacionin të japësh para

Mjeku: Aaa mbi diferencë. Kryeministri ka thënë dhe ka premtuar shëndetësi sipas nevojës. Jemi dakord me këtë linje, cdo pacient e merr shërbimin pavarësisht parave dhe ka plot të tjerë që japin bakshish. Është kriminale dhe skandaloze që ti vesh kusht dua kaq lekë për operacion, duhet të hetohet, provohet. Unë kam variant që ta zgjidhim. Në 90% të rasteve, pacientet japin bakshish. Nesër në mëngjes nuk do kishe asnjë mjek në spital, nëse do të themi të vërtetën.

Çfarë ndodhi sot?

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor zhvilloi ditën e sotme protestë pas arrestimit dhe caktimit të masës “arrest me burg” për dy kolegët e tyre, Ervin Sulaj dhe Serdin Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, pasi akuzohen se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në ‘masakrën e Velipojës’, Elmedin Dyli. Në një deklaratë për mediat, mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë u shprehën se problemi me ‘bakshishet’ qëndron tek sistemi dhe jo te individët dhe sipas tyre, ketë e ka pohuar vetë kryeministri Rama.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet myftar torba protesta e mjekeve te traumes myftar torba protesta e mjekeve te traumes

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Korrik 2021, 15:13

SARANDË– Një tjetër skenë dhune është regjistruar në jug të vendit, më konkretisht në Sarandë brenda një picerie. Qytetarët që kanë filmuar momentin e sher...