Aktualitet

Diell i nxehtë dhe temperatura deri në 36°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

6 Korrik 2021, 05:33 Nga DOSJA
Diell i nxehtë dhe temperatura deri në 36°C, njihuni me

TIRANË– Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës. Mëngjesi do të nisë me diell, ndërsa pasdite do të ketë vranësira kalimtare.

Zonat malore do të përfshihen nga vranësira gjatë gjithë kohës, duke nisur që në orët e e para të mëngjesit. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale, por vlerat maksimale do të pësojnë rritje.

Vlerat maksimale do të luhaten nga 14°C në mëngjes deri në 36°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 6 korrik 2021 parashikimi i motit 6 korrik 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2021, 21:02

LEZHË– Babai i të dhunuarës Dava, Ndue Gjoni ka dhënë një deklaratë për media, ku është shprehur se ata e kanë rrahur familjarisht dhe shkaku është p...