Aktualitet

‘Francezi’ fundos prokurorin Sota/ Dëshmitari tregon DETAJIN E FORTË: U pagua 200 mijë euro për të mbyllur dosjen, të

5 Korrik 2021, 20:07 Nga DOSJA
‘Francezi’ fundos prokurorin Sota/ Dëshmitari tregon DETAJIN E

TIRANË– Zbardhet deklarimi i Mariglen Shushës, i njohur si ‘francezi’, i cili është pyetur për herën e tretë në ambjentet e gjykatës së Barit. Në deklaratën që mban datën 4 dhjetor 2019, i penduari i drejtësisë ka bërë një rrëfim “bombë” përpara tre prokurorëve shqiptarë, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Pranvera Pustina. Sipas dokumentit të siguruar nga “Ora News” për gazetarin Elton Qyno, i penduari i drejtësisë flet për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota lidhur me njohjen që ka pasur me shefin e organizatës Ilirjan Zaimin.

‘Francezi’, ka treguar se duke qenë se skafi i Ilir Duçkollarit, ishte në emër të Robert Myftarit, policia e shpalli në kërkim.

“Çështja e kapjes së drogës,-thotë dëshmitari,- përpara tre prokurorëve bëri shumë bujë në Shqipëri dhe u fol dhe në parlament ndërsa dosja shkoi në Tiranë, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.”

Pas publikimit të detaje të reja, bashkëpuntori i drejtësisë tregon sesi bashkë me shefin “Ilirjanin” erdhi në Tiranë dhe kanë takuar një avokate me qëllim për t’ju afruar prokurorit Sota në mënyrë që ai të mbyllte çështjen.

“Takime janë bërë edhe në Fier, me një prokuror të qytetit, sipas tij që kishte lidhje me një parlamentar,”-tregon i penduari i drejtësisë.

Në këtë takim, “Lani” i ka prezantuar situatën dhe ka nxjerrë nga çanta shumën prej 10 mijë euro që t’ia jepte prokurorit të Fierit, por ai nuk ka pranuar t’ia marë.

Mariglen Shusha ka treguar se “Lani” interesohej ta zgjidhte çështjen pasi nuk donte ti hapeshin probleme me drejtësinë por edhe nga ana tjetër kishte presion nga gruaja dhe vëllai i Robert Myftarit dhe i kërkonin që ta lironin para Vitit të Ri. Gjatë kohës që ai ishte në burg, të gjitha shpenzimet financiare i kishin të hequra nga “Lani”.

Dëshmimtari shton se nuk ka qenë prezent në të gjithë takimet por sipas tij, “Lani” i ka thënë se për të mbyllur dosjen, kishte dhënë 200 mijë euro. Rezultati: lirimi i të prangosurit përpara Vitit të Ri, ndërsa në 10 korrik 2017, është pezulluar dosja me Nr.313.

Hetimet janë rihapur nga prokurorët Mara dhe Prençi, më datë 9 dhjetor 2019. Vetëm 5 ditë pas pyetjes së Mariglen Shushës në Bari të Italisë, është vendosur rifillimi i hetimeve dhe bashkimi i e procedimin penal nr.238 vitit 2017. Tashmë dhe gjykata ka vendosur revokimin e vendimit të pushimit të hetimeve ndaj Robert Myftarit.

Por teksa Maksim Sota është ndaluar dhe çuar në “arrest shtëpie”, disa prokurorë të tjerë dhe zyrtarë në Vlorë të përmendur në dëshminë e bashkëpuntorit, vijojnë të jenë ende në detyrë.

(k..m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mariglen shusha operacioni shpirti mariglen shusha operacioni shpirti

Sondazh

Poll