Aktualitet

E rëndë në Lezhë! Kunata dhe vjehrri i shkojnë në shtëpi dhe e rrahin bashkë me fëmijët

5 Korrik 2021, 19:55 Nga DOSJA
E rëndë në Lezhë! Kunata dhe vjehrri i shkojnë në

LEZHË- Një 33-vjeçare ka rënë pre e dhunës nga kunata dhe vjehrri i saj! E reja, Dava Ndoj është sjellë me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës pasi u dhunuar nga familjarët e bashkëshortit të saj, të cilët nuk kanë kursyer as fëmijët.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Markatomaj të Lezhës.  E dhunuara ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk i ka penguar njerëzit e bashkëshortit të 33-vjeçares që të shkojnë në shtëpi dhe ta dhunojnë bashkë me fëmijët.

33-vjeçarja vuante prej kohësh dhunën e bashkëshortit dhe familjarëve të tij, ndaj prej 16 Janarit të 2021 gruaja kishte marrë edhe urdhër-mbrojtje për bashkëshortin dhe vjehrrin e saj.

Ndaj dhe sot në banesën e prindërve të të dhunuarës kishte shkuar kunata e saj, e cila e ka dhunuar. Pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, pas rreth 2 orësh që ndodhej në Komisariat, e dhunuara është dërguar për në spital, ku po i bëhen ekzaminimet e nevojshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dava ndoj dhunohet dava ndoj dava ndoj dhunohet dava ndoj

Sondazh

Poll